Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ka nisur zyrtarisht periudha e deklarimit të të ardhurave për vitin e kaluar. Duke filluar nga 2 marsi, Skatteverket ka dërguar deklaratat për vitin e kaluar tatimor. Midis 2 dhe 6 marsit, disa milionë persona në Suedi do ta marrin deklaratën në kutinë e tyre postare digjitale.
Nga data 17 mars hapet shërbimi i deklarimit. Prej asaj dite, qytetarët mund ta miratojnë deklaratën, ta ndryshojnë ose të shtojnë informacione të tjera nëse është e nevojshme.
8 409 504 persona marrin deklaratën
Këtë vit, gjithsej 8 409 504 persona marrin deklaratën, qoftë në mënyrë digjitale në një kuti postare elektronike ose në formë letre. Deklaratat në letër kërkojnë më shumë kohë për t’u shtypur dhe për t’u dërguar me postë, prandaj ato do të dërgohen nga 17 marsi deri më 15 prill.
Edhe personat që e marrin deklaratën në letër mund ta shohin atë në internet. Nga data 6 mars, ata mund të hyjnë me e-legjitimim në shërbimin “Mina Sidor” në faqen skatteverket.se dhe të shohin deklaratën e tyre të paraplotësuar. Këtë e konfirmon Helena Karlsson, eksperte e deklarimeve në Skatteverket, në një njoftim për media.
Rimbursimi mund të vijë në prill
Personat që kanë të drejtë për rimbursim tatimor mund ta miratojnë deklaratën nga 17 marsi. Nëse deklarata miratohet pa asnjë ndryshim apo shtesë, paratë e rimbursimit do të kalojnë në llogari që në muajin prill, në kohë për festën e Pashkëve.
Por për ta marrë rimbursimin në prill, deklarata duhet të miratohet më së voni deri më 31 mars.
Shërbim i ri elektronik për vitin 2026
Një risi për vitin 2026 është se Skatteverket ka prezantuar një shërbim të ri elektronik. Në këtë shërbim mund të hyni me e-legjitimim për ta miratuar deklaratën. Nëse keni nevojë të bëni ndryshime ose të shtoni informacione, duhet të përdorni këtë e-shërbim.
Jan Janowski, ekspert i deklarimeve në Skatteverket, thekson në të njëjtin njoftim për media se është shumë e rëndësishme të kontrollohen të gjitha të dhënat para miratimit. Duhet të verifikohet nëse të dhënat janë të sakta, nëse keni të drejtë për zbritje tatimore dhe nëse duhet të dorëzoni ndonjë shtojcë. Nëse bëhen ndryshime ose shtesa, vendimi përfundimtar për tatimin dhe çdo rimbursim i mundshëm do të vijë në qershor.
Gabimet duhet të korrigjohen para 17 marsit
Nëse në deklaratë ka të dhëna të pasakta, pala që i ka dorëzuar ato për shembull punëdhënësi ose banka duhet t’i korrigjojë para 17 marsit, datë kur hapet shërbimi i deklarimit.
Në rast se rezulton se duhet të paguani tatim shtesë (restskatt), pagesa duhet të bëhet brenda 90 ditëve nga momenti kur merrni vendimin përfundimtar për tatimin.
Nëse tatimi nuk paguhet dhe borxhi mbetet i hapur, çështja mund të kalojë te Kronofogden, autoriteti suedez i përmbarimit.
Burimi: Nyheter24/Skateverket
Written by: admin