Lajme

Finlanda jep deri në 2 500 euro për këdo që ndërron makinën e vjetër me një të re

todaySeptember 24, 2025 18

Background
share close

Qeveria finlandeze ka propozuar një skemë të re shpërblimi për të nxitur qytetarët të blejnë makina të reja dhe më të pastra. Sipas planit, kush dërgon për skrap makinën e tij të vjetër dhe blen një të re, mund të marrë deri në 2 500 euro.

Shpërblimi vlen vetëm për makinat që janë të regjistruara në vitin 2015 ose më herët. Për t’u kualifikuar, makina duhet të ketë qenë në përdorim të paktën 10 muaj rresht gjatë vitit para skrapit dhe pronari duhet ta ketë pasur në emrin e tij për të paktën një vit të plotë para se ta dorëzojë për skrap.

Skema do të jetë e kufizuar në kohë dhe do të zbatohet gjatë viteve 2026–2027. Për këtë nismë janë vënë në dispozicion 20 milionë euro dhe fushata do të mbyllet në fund të vitit 2027 ose sapo të shpenzohen të gjitha fondet.

Shuma e shpërblimit varet nga lloji i makinës së re:

  • 2 500 euro për ata që blejnë një makinë plotësisht pa emetime, si p.sh. makinë elektrike.
  • 2 000 euro për ata që blejnë një makinë me emetim dioksidi karboni më të madh se zero, por më pak se 140 gram për kilometër.

Ministrja e Komunikacionit Lulu Ranne tha se kjo masë është e nevojshme sepse makinat në Finlandë janë shumë të vjetra, mesatarisht gati 14 vjet. Vetëm disa vende të tjera të BE-së, si Estonia dhe Rumania, kanë makina edhe më të vjetra në përdorim.

Qeveria synon që me këtë premi të nxisë blerjen e makinave të reja, të përmirësojë sigurinë rrugore dhe të ulë ndotjen e ajrit, veçanërisht duke mbështetur më shumë blerjen e makinave elektrike.

Burimi: Yle

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%