Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ndërsa në Suedi qytetarët presin për vite të tëra për një apartament me qira, në Finlandë situata duket krejt ndryshe. Në Helsinki, kryeqytetin finlandez, mund të mjaftojnë vetëm disa orë për të siguruar një kontratë qiraje, raporton gazeta Dagens Nyheter.
Ky ndryshim rrënjësor vjen si pasojë e liberalizimit të tregut të qirave në Finlandë në vitet 1990, një reformë që ka rritur ndjeshëm si disponueshmërinë e apartamenteve, ashtu edhe nivelin e qirave.
Megjithatë, kjo liri ekonomike ka një çmim. “Qiratë në Helsinki janë aq të larta, sa edhe punonjësit me të ardhura të rregullta shpesh detyrohen të marrin mbështetje shtetërore për strehim,” shpjegon Anne Viita, drejtore e organizatës homologe të Shoqatës së Qiramarrësve në Finlandë, për DN.
Reforma finlandeze është një shembull se si politika të guximshme mund të adresojnë mungesën e banesave, por edhe se si këto ndryshime mund të krijojnë sfida të reja sociale.
Written by: admin
Post comments (0)