Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në Suedinë Perëndimore janë zbuluar fishekë brenda disa kutive të tortave të markës Almondy. Të paktën pesë raste janë raportuar, dhe katër prej tyre janë paraqitur në polici. Tortat janë blerë në dyqane të ndryshme.
Policia ka hapur një hetim për kërcënim të paligjshëm dhe beson se vendosja e fishekëve nëpër kuti nuk ka qenë rastësi. Sipas hetimeve të deritanishme, fishekët i përkasin një pistoletë apo pushke, por nuk jepen më shumë informacione për shkak të sekretit hetimor.
“Në këtë rast, ngjarja shihet si një kërcënim, tha zëdhënësja e policisë”, Jennifer Last.
Kompania Almondy është deklaruar si pala e prekur nga ngjarja. Përfaqësues të saj kanë thënë se të gjitha tortat kalojnë në detektor metalesh para se të paketohen, dhe nuk e kuptojnë si kanë përfunduar fishekët brenda kutive.
Hetimet po vazhdojnë.
Written by: admin