Lajme

Fiton para nga YouTube, lojërat apo rrjetet sociale? Tatimet të kërkojnë llogari!

todayApril 17, 2025 31

Background
share close

Gamers, youtubers dhe influencues që fitojnë para apo dhurata nga aktivitetet e tyre në internet duhet të deklarojnë të ardhurat, kujton Skatteverket (Drejtoria Tatimore e Suedisë).

Nëse gjatë vitit 2024 ke fituar 24 238 korona ose më shumë  qoftë në para, produkte falas apo shërbime duhet t’i raportosh këto të ardhura, edhe nëse nuk ke marrë një fletë deklarimi.

“Është e rëndësishme që të ruani provat dhe dokumentet për të gjitha të ardhurat që keni marrë,” thotë Jonna Enholm Timén nga Skatteverket.

Tatimet theksojnë se edhe ata që fitojnë në mënyrë jo të zakonshme, si përmes videove në YouTube apo lojërave online, kanë detyrime si të gjithë qytetarët e tjerë.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%