Lajme

Flukset e refugjatëve drejt Evropës bien, më pak azilkërkues në Suedi.

todaySeptember 11, 2025 19

Background
share close

Janë bërë dhjetë vjet nga kriza e refugjatëve në vitin 2015, kur mbi një milion njerëz mbërritën në Evropë, shumica nga Siria e shkatërruar nga lufta. Sot, numri i atyre që kalojnë Mesdheun është pesë herë më i ulët.

“Presioni për emigrim ekziston ende. Shumë njerëz duan të vijnë në Evropë për të kërkuar strehim, por tani është më e vështirë për ta të arrijnë deri këtu,” shpjegon studiuesi i emigracionit, Bernd Parusel.

Në shtator 2015, fotografia e vogëlushit dyvjeçar Alan Kurdi tronditi botën dhe detyroi liderët evropianë të hapnin dyert për refugjatët. Vetëm atë vit, 163 mijë persona kërkuan azil në Suedi. Vitin e kaluar, shifra ra në 9 645 numri më i ulët në 30 vjet.

Sipas Parusel, rënia nuk vjen nga fakti se njerëzit kanë pushuar së ikuri, por sepse rruga për të arritur Europën është bërë më e vështirë. Ai shton se edhe imazhi i Suedisë si vend mikpritës ka ndryshuar ndjeshëm pas vitit 2015, për shkak të politikave më të ashpra.

Miliarda për ndalimin e emigrantëve

Që nga viti 2015, Bashkimi Europian ka bërë marrëveshje me disa vende jashtë unionit. Vende si Turqia dhe Tunizia marrin shumë para për të ndaluar emigrantët që përpiqen të kalojnë Mesdheun. Këto fonde përdoren kryesisht për forcat bregdetare dhe rojet kufitare.

Vitën e kaluar, marrëveshje të ngjashme u lidhën edhe me Egjiptin dhe Mauritaninë, të cilat morën secila rreth 2 miliardë korona nga BE për të menaxhuar emigracionin.

“Ka shumë njerëz të bllokuar në këto vende që duan të shkojnë më tej, por nuk munden. Për pasojë, ata shpesh përballen me pasoja të rënda, pasi autoritetet i kthejnë mbrapsht edhe kur kanë nevojë për mbrojtje,” thekson Parusel.

Rritja e partive kundër emigracionit

Një tjetër arsye për rënien e emigracionit është ndryshimi në politikën europiane. Që prej krizës së vitit 2015, partitë e djathta, të cilat e kanë emigracionin si çështjen kryesore, kanë fituar gjithnjë e më shumë mbështetje.

Në disa vende ato janë tashmë pjesë e qeverive dhe kanë ndikuar që edhe partitë e mëdha të ndjekin një qasje më të ashpër.

Sot, liderët europianë flasin rrallë për të drejtën e azilit si diçka pozitive. Përkundrazi, ata theksojnë kryesisht rreziqet e emigracionit.

“Nuk ka ndonjë vend në Europë sot që dërgon sinjale mikpritjeje, që të tregojë se është gati të pranojë njerëz që kërkojnë mbrojtje,” përfundon Parusel.

Burimi: STV

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%