Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Agjencia suedeze e shëndetit publik ka publikuar këshilla të reja për gjumin e fëmijëve dhe të rinjve, sipas raportimit të TT. Sipas këtyre këshillave, përdorimi i ekraneve para gjumit është një nga faktorët kryesorë që ndikon negativisht në gjumë. Po ashtu, edhe konsumimi i kafeinës, alkoolit dhe nikotinës përmendet si rrezik.
Drejtoresha e përgjithshme Olivia Wigzell shpjegoi në një konferencë për shtyp se ekranet e stimulojnë dhe e aktivizojnë trurin, duke bërë që njeriu të mos ndiejë nevojën për gjumë.
Kjo nismë vjen pasi agjencia mori verën e kaluar detyrën për të përmirësuar zakonet e gjumit te fëmijët dhe të rinjtë. Ministri i çështjeve sociale Jakob Forssmed KD) tha se aktualisht ekziston “diçka si një krizë gjumi”. Ai theksoi se sot pothuajse 6 në 10 të rinj shkojnë për të fjetur pas orës 23:00, ndërsa në vitet ’80 kjo ndodhte vetëm me 1 në 6.
Rekomandimet për gjumin janë:
Këto këshilla synojnë të ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë të kenë një gjumë më të mirë dhe një shëndet më të mirë në përgjithësi.
Burimi: Omno/TT/folkhalsomyndigheten
Link: https://tt.omni.se/folkhalsomyndigheten-undvik-detta-for-god-somn/a/y5l4Bg
https://www.folkhalsomyndigheten.se/nyheter-och-press/nyhetsarkiv/2026/april/god-somn-gor-skillnad-nytt-stod-till-barn-unga-och-vardnadshavare/
Written by: admin