Lajme

Försäkringskassan: Ndryshimet më të rëndësishme që hyjnë në fuqi në vitin 2026

todayJanuary 6, 2026 983

Background
share close

Nga fillimi i vitit 2026 kanë hyrë në fuqi disa ligje dhe rregulla të reja që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurimet shoqërore në Suedi. Ndryshimet prekin ndihmën për strehim, kujdesin dentar, moshën e pensionit, të drejtën për VAB dhe taksimin e personave me sëmundje ose aftësi të kufizuar. Sipas Försäkringskassan, këto rregulla të reja prekin familjet me fëmijë, të moshuarit dhe personat që marrin përfitime.

Rritet ndihma për strehim për familjet me fëmijë

Një nga ndryshimet më të mëdha është rritja e ndihmës për strehim për familjet me fëmijë. Kufiri i qirasë maksimale që jep të drejtë për ndihmë është rritur.

  • Për familjet me një fëmijë, kufiri i qirasë rritet në 6 800 korona në muaj
  • Për familjet me dy fëmijë, kufiri rritet në 7 900 korona në muaj
  • Për familjet me tre ose më shumë fëmijë, kufiri rritet në 8 600 korona në muaj

Kjo do të thotë se familjet me një fëmijë mund të marrin deri në 800 korona më shumë në muaj, ndërsa familjet me dy ose më shumë fëmijë mund të përfitojnë deri në 1 000 korona më shumë në muaj në ndihmë për strehim.

Mbrojtje e re për shpenzimet e kujdesit dentar për të moshuarit

Nga viti 2026 futet edhe një högkostnadsskydd i ri për kujdesin dentar për personat e moshuar. Ky rregull vlen për personat që mbushin 67 vjeç ose më shumë gjatë vitit 2026.

Sipas këtij sistemi, pacienti paguan vetëm 10% të çmimit referues për disa trajtime dentare. Kjo përfshin:

  • trajtime për sëmundje dhe dhimbje
  • trajtim të paradontozës (sëmundje e mishrave të dhëmbëve)
  • mbushjen e vrimave në dhëmbë

Gjithashtu përfshihen edhe:

  • kurorat dentare
  • urat
  • implantet

Këto trajtime vlejnë për dhjetë dhëmbët e përparmë, si në nofullën e sipërme ashtu edhe në atë të poshtme.

Rritet mosha e pensionit

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është se mosha e pensionit rritet nga 66 në 67 vjeç. Kjo do të thotë se disa përfitime nga Försäkringskassan, të cilat lidhen me moshën e pensionit, mund të paguhen një vit më gjatë se më parë, nëse plotësohen të gjitha kushtet e tjera.

Më shumë mundësi për VAB për prindërit

Nga 1 janari 2026, prindërit marrin më shumë të drejta për të marrë tillfällig föräldrapenning (VAB). Tani prindërit mund të marrin VAB edhe për:

  • takime me çerdhen, shkollën ose shërbimet sociale
  • raste që lidhen me sëmundjen, dëmtimin ose aftësinë e kufizuar të fëmijës
  • situata kur prindërit duhet t’i mësojnë stafit se çfarë kujdesi i veçantë i nevojitet fëmijës

Ndryshon “funkisskatten” ulet taksa

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është ulja e taksës për personat që marrin për sëmundje ose aktivitetsersättning. E ashtuquajtura “funkisskatten” ndryshohet përmes një zbritjeje tatimore të përforcuar.

Qëllimi është që personat me këto përfitime të paguajnë të njëjtin nivel takse si personat që kanë të ardhura nga puna.

Sipas Försäkringskassan, këto ndryshime synojnë të krijojnë më shumë siguri ekonomike dhe barazi për familjet, të moshuarit dhe personat që jetojnë me sëmundje ose aftësi të kufizuar.

Burimi: News55

link: https://www.news55.se/privatekonomi/forsakringskassan-har-ar-de-viktigaste-andringarna-2026/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%