Lajme

Forssell dënon ashpër vendimin për mosdëbimin e përdhunuesit të M. Å: “Është për të ardhur keq, një fyerje”

todayOctober 26, 2025 115

Background
share close

Ministri suedez i Migracionit, Johan Forssell (Moderaterna), ka reaguar me zemërim ndaj vendimit të gjykatës që të mos dëbohet 19-vjeçari i cili përdhunoi 16-vjeçaren M. Å në qytetin Skellefteå vitin e kaluar. Lajmin e ka bërë të ditur portali suedez Kvartal.

Forssell e quajti vendimin “të turpshëm dhe të padrejtë”, duke thënë se ai përfaqëson një tradhti dhe një fyerje ndaj njerëzve që jetojnë ndershëm në Suedi.

“Unë mendoj se është për të ardhur keq. Është një tradhti, por edhe një fyerje ndaj të gjithë atyre që përpiqen dhe sillen siç duhet,” deklaroi ai.

Rasti ka shkaktuar reagime të forta edhe jashtë Suedisë, pasi një nga arsyet që gjykata nuk urdhëroi dëbimin ishte “kohëzgjatja e shkurtër e krimit”, që në vendim përshkruhet si “e kufizuar në kohë”.

Vendimi është cilësuar nga shumë komentues dhe politikanë si absurd dhe i padrejtë.

Portali Omni ka publikuar emrin dhe fotografinë e M. Å, me pëlqimin e saj dhe të familjes, në shenjë guximi dhe transparence për të treguar pasojat e rënda që viktimat e dhunës seksuale përjetojnë.

Ky rast ka hapur sërish debatin për ligjet suedeze mbi dëbimin e autorëve të krimeve të rënda, veçanërisht kur ata nuk kanë shtetësi suedeze.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%