Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministri i Migracionit i Suedisë, Johan Forssell (Moderaterna), i është përgjigjur kritikave të kriminologut të njohur Leif GW Persson në lidhje me rastin “Meya”.
Në një intervistë për TV4, Leif GW shprehu habinë e tij që disa ministra ankohen pse autori i krimit nuk është dëbuar nga vendi. Ai theksoi se gjykatat vetëm zbatojnë ligjet që janë miratuar nga vetë politikanët, prandaj përgjegjësia nuk është e gjyqtarëve, por e ligjvënësve.
Pas kësaj, Forssell reagoi përmes një deklarate të dërguar tek Omni nga sekretari i tij për shtyp. Ai tha se vitin e ardhshëm Suedia do të ketë rregullat më të rrepta në gjithë vendet nordike për dëbimin e të huajve që kryejnë krime. Megjithatë, ministri theksoi se edhe kjo nuk është e mjaftueshme.
“Moderaterna duan të rishikojnë disa pjesë të rregulloreve ndërkombëtare që Suedia është e detyruar t’i ndjekë. Kjo përfshin kryesisht Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, por ne nuk përjashtojmë as një rishikim të disa pjesëve të Konventës së Refugjatëve,” thuhet në komentin e Forssell.
Sipas ministrit, ndryshime të tilla janë të nevojshme për të forcuar sistemin e drejtësisë dhe për të siguruar që të huajt që kryejnë krime të mos qëndrojnë më në Suedi.
Written by: admin