Lajme

Forssell kritik ndaj prokurorëve: “Tradhti ndaj viktimave të përdhunimit”

todayJanuary 14, 2025 6

Background
share close

Ministri i Migracionit, Johan Forssell, ka shprehur indinjatën e tij pas raportimit të Expressen që tregon se në 30% të rasteve kur shtetasit e huaj kryejnë përdhunime, prokurorët nuk kërkojnë dëbimin e tyre nga Suedia. Forssell ka cilësuar këtë praktike si “shumë provokues” dhe ka theksuar se viktimat e përdhunimit përballen me një padrejtësi të dyfishtë: ato jo vetëm që janë viktima të një krimi të rëndë, por gjithashtu duhet të shohin autorët e krimit të mbeten në vend.

Ministri ka theksuar se kjo është një “tradhti ndaj viktimave të krimit”, duke shtuar se qeveria ka ndërmend të bëjë kërkesën për dëbim të detyrueshme në raste të tilla.

Po ashtu, edhe Richard Jomshof, lider i Partisë Demokratike Suedeze (SD) dhe kryetar i komitetit për Drejtësi, ka shprehur kritika të ashpra. Ai e ka cilësuar si një “vendim të padiskutueshëm” dëbimin e përdhunuesve dhe ka kërkuar që ky proces të bëhet automatikisht në çdo rast.

Këto reagime vijnë në një kohë kur debatet mbi politikat e migracionit dhe sigurisë në Suedi janë intensifikuar, me një fokus të veçantë në rastet e dhunës seksuale nga shtetas të huaj.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%