Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Qeveria dhe Demokratët e Suedisë (SD) presin që rregullat e reja, më të ashpra për dëbimin e personave të dënuar për krime, të rrisin ndjeshëm numrin e dëbimeve. Sipas tyre, numri do të jetë gjashtë herë më i lartë se sot nga rreth 500 dëbime në vit aktualisht, në 3 000 dëbime në vit.
Sipas propozimit, çdo vepër penale që dënohet me një dënim më të rëndë se gjobë do të çojë në dëbim.
Ministri i Migracionit, Johan Forssell (M), deklaroi se me këto ndryshime Suedia do të ketë rregullat më të ashpra për dëbimin e kriminelëve në të gjithë rajonin nordik.
“ Madje edhe më të ashpra se ato që zbatohen sot në Danimarkë”, tha ai.
Burimi: SVT
Link: https://www.svt.se/nyheter/inrikes/tidopartierna-skarpta-regler-for-att-utvisa-brottsdomda
Written by: admin