Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministri i Migracionit, Johan Forssell (Moderatat), ka sulmuar ashpër Partinë Socialdemokrate dhe kryetaren e saj, Magdalena Andersson, për qëndrimin ndaj politikës së emigracionit. Në një shkrim në faqen e debatit të gazetës Aftonbladet, Forssell vë në dyshim nëse Socialdemokratët duan me të vërtetë një politikë më të rreptë për emigracionin.
Sipas tij, që nga ardhja e qeverisë aktuale në pushtet, numri i kërkesave për azil është ulur me 58%. Megjithatë, ai kujton se kur Magdalena Andersson ishte kryeministre, ajo e quajti shifrën prej 19 mijë kërkesash azili në vit një “politikë shumë të rreptë emigracioni”.
Forssell e kritikoi ashpër këtë deklaratë:
“Të quash këtë ‘shumë të rreptë’ tregon një mungesë totale të vetëdijes. Në çfarë realiteti jeton udhëheqësja e opozitës?”
Ministri i Migracionit kërkon gjithashtu që Andersson të japë përgjigje të qarta se çfarë politike emigracioni dëshiron të zbatojë partia e saj dhe se çfarë plani ka blloku i mundshëm qeverisës i udhëhequr nga Socialdemokratët.
Written by: admin