Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Ministri i Migracionit Johan Forssell (M) është thirrur nesër paradite në komisionin e sigurimeve shoqërore për të dhënë shpjegime rreth të ashtuquajturave “dëbimet e adoleshentëve”. Lajmi është publikuar nga gazeta suedeze Aftonbladet.
Forssell ka deklaruar më herët se ka përgatitur një zgjidhje për këtë çështje. Megjithatë, opozita kërkon më shumë qartësi.
“Ne duam një plan konkret kohor dhe të dimë saktësisht se çfarë përmban ajo zgjidhje. Për këtë duhet të marrim përgjigje,” ka thënë për Aftonbladet përfaqësuesi për çështjet e emigracionit nga Partia e Majtë, Tony Haddou.
Gjatë mbledhjes, Partia e Gjelbër pritet të paraqesë një propozim për ndalimin e përkohshëm të dëbimeve, deri në momentin kur të vendoset një zgjidhje e përhershme.
Burimi: Aftonbladet
Link: https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/Rr77qd/aftonbladet-direkt?pinnedEntry=1446938
Written by: admin