Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, reagoi të mërkurën pas humbjes së rëndë të Socialdemokratëve në zgjedhjet komunale dhe rajonale të së martës. Partia e saj pësoi rënie pothuajse në të gjithë vendin dhe në dy komuna ishullore Fanø dhe Læsø nuk arriti të marrë asnjë mandat.
Frederiksen tha se është bërë gjithnjë e më e vështirë për partinë të përfaqësojë të gjithë danezët, duke theksuar se rezultatet tregojnë humbje të besimit në shumë zona.
Humbja më e madhe u regjistrua në kryeqytetin Kopenhagen. Pas më shumë se 100 vitesh në krye të bashkisë, Socialdemokratët humbën postin e kryebashkiakut. Kandidatja kryesore e partisë, Pernille Rosenkrantz Theil e zgjedhur drejtpërdrejt nga Frederiksen për këtë garë, e pranoi humbjen të mërkurën në mëngjes.
“Në fund të fundit, kjo është përgjegjësia ime,” deklaroi Frederiksen, duke marrë përsipër përgjegjësinë për rënien e partisë në të gjithë vendin.
Written by: admin