Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Pas më shumë se 40 vitesh, prindërit me karrocë fëmijësh nuk do të mund të udhëtojnë më falas në autobusët blu të SL-së në qendër të Stokholmit. Kjo rregullore e re u konfirmua së fundmi nga burime të kompanisë së transportit publik dhe hyn në fuqi menjëherë.
Rregulli i mëparshëm, i cili është në fuqi që nga viti 1981, u mundësonte prindërve të udhëtonin pa paguar kur ishin me karrocë fëmijësh për të shmangur vështirësitë në verifikimin e biletës. Ndryshimi aktual vjen si pasojë e përmirësimeve teknologjike në autobusët blu, ku tani ekziston mundësia për të verifikuar biletën në çdo hyrje të mjetit, duke eliminuar nevojën për të kaluar pranë shoferit.
“Tek autobusët e tjerë në rrjet, është ende e rëndësishme që prindërit të mos detyrohen të lënë karrocën dhe fëmijën për të verifikuar biletën,” shprehet Anton Fendert, këshilltar për transportin rajonal nga Partia e Gjelbër. Ai theksoi se për prindërit që përdorin linjat e tjera të SL-së, rregullorja do të mbetet e njëjtë.
Ky ndryshim pritet të prekë kryesisht linjat e autobusëve blu që kalojnë nëpër zonat kryesore të qytetit, ndërsa për pjesën tjetër të rrjetit të autobusëve do të vijojë praktika e mëparshme.
Burimi: https://omni.se/slut-pa-gratisresor-med-barnvagn-pa-sl-s-blabussar/a/Xjz10r
Written by: admin
Post comments (0)