Lajme

Furrtarët duan të ndryshojnë datën e “kanelbulle”-s

todayOctober 4, 2025 17

Background
share close

Brenda industrisë suedeze të furrtarëve dhe pastiçerëve po diskutohet që “Dita e kanelbulle”-s të zhvendoset, në mënyrë që ajo të bjerë gjithmonë në një ditë pune. Këtë e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i organizatës “Sveriges bagare & konditorier”, Martin Lundell, për gazetën Svenska Dagbladet (SvD).

Sipas tij, fakti që këtë vit dita bie të shtunën bën që furrtarët të humbasin shumë të ardhura. Vitin e kaluar, 63% e suedezëve hëngrën një kanelbulle më 4 tetor, dhe shumica e tyre u ishin ofruar nga punëdhënësit e tyre në vendin e punës. Por herën e fundit që kjo ditë ra në fundjavë, vetëm rreth gjysma e njerëzve hëngrën një kanelbulle.

“Po të mundnim të zgjidhnim vetë, do ta kishim festën gjithmonë një ditë pune. Por e kuptojmë që dita është tashmë kaq e njohur, sa që ndoshta është pak e vështirë ta ndryshojmë.” ka thënë Martin Lundell, duke pranuar se megjithëse do të donin ta ndryshonin datën, kjo mund të jetë e vështirë sepse dita është tashmë shumë e njohur dhe e rrënjosur në traditën suedeze.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%