Lajme

Gabim me makinën, gjobë deri në 30 000 korona dhe rrezik heqja e patentës.

todayAugust 28, 2025 132

Background
share close

Një shofer në Åmål u ndalua këtë të hënë nga policia e trafikut. Pas kontrollit, doli se burri rreth të 50-ave kishte patentë vetëm për makina me kamio automatike, por po ngiste një makinë me marsha manuale. Përveç kësaj, makina nuk ishte e paguar me taksa.

“Kjo quhet drejtim pa leje. Atëherë jepen gjoba ditore, të cilat varen nga të ardhurat e personit”, shpjegon polici i trafikut David Askeröd nga Karlstad.

Sipas tij, kur policia zbulon një shkelje të tillë, shoferi nuk mund të vazhdojë udhëtimin:

“Ne nuk e marrim patentën menjëherë. Është Transportstyrelsen që vendos nëse ai do ta mbajë apo jo. Por makinën duhet ta lërë në vend dhe të gjejë një mënyrë tjetër për t’u larguar”, shton ai.

Nga ku erdhën patentat për kamie automatike.

Që nga viti 2000, në Suedi është e mundur të merret patentë e kufizuar vetëm për makina automatike. Në fillim, ky rregull u krijua për personat me aftësi të kufizuara, por sot është bërë gjithnjë e më i zakonshëm. Sot rreth 40% e kandidatëve zgjedhin këtë lloj patente.

Ekspertja e sigurisë rrugore Jeanette Jedbäck Hindenburg shpjegon pse:

“Është më e lehtë të mësohet teknika me një makinë automatike. Nxënësit dalin më shpejt në provim. Ata ndoshta kanë tekniken, por jo gjithmonë taktiken, siç është parashikimi dhe bashkëpunimi në trafik”, thotë ajo.

Sa kushton shkelja

Kjo lloj shkeljeje është e rrallë, por kur ndodh, shoferët zakonisht dënohen me 30 gjoba ditore. Për ata me të ardhura të larta, shuma mund të arrijë deri në 30 000 korona.

“Nuk është shumë e zakonshme. Ndodh ndonjëherë, por në zonat rurale njerëzit ende marrin kryesisht patentë për makina manuale”, thotë Askeröd.

Edhe polici i trafikut Joakim Abrahamsson, që punon në rajonin e Öresundit, është i një mendimi:

“Është mjaft e rrallë në fakt”, pohon ai.

E ardhmja: vetëm makina automatike

Ndërkohë, në Europë po diskutohet një direktivë e re për patentat. Në draftin e katërt të BE-së thuhet se duhet synuar drejt automatizimit, pasi pritet që makinat me marsha manuale të zhduken. Për më tepër, makina automatike lidhet edhe me tranzicionin ekologjik, sepse makinat elektrike funksionojnë vetëm në këtë mënyrë.

“Çështja e ndarjes mes patentës për automatik dhe manual pritet të zhduket. Ne kemi kërkuar që patentat për automatik të barazohen me ato manuale. Shumë njerëz ende shohin patentën manuale si normë, por në të ardhmen do të mbeten vetëm makina automatike”, shpjegon Hindenburg.

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%