Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shkallët e dënimit për pothuajse 50 vepra të ndryshme penale pritet të ashpërsohen. Këtë e mëson agjencia suedeze e lajmeve TT. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është se përdhunimet dhe nqs përsëritet do të mund të dënohen me burgim të përjetshëm.
Ministri i Drejtësisë, Gunnar Strömmer (M), së bashku me partitë e tjera të marrëveshjes Tidö, kanë thirrur një konferencë për shtyp sot pasdite në orën 15:30. Sipas tyre, do të prezantohet një lajm që lidhet me ashpërsime të gjera të dënimeve penale.
Kjo reformë e madhe në fushën e së drejtës penale është përgatitur nga qeveria prej një kohe të gjatë. Qëllimi i saj kryesor është që sistemi i dënimeve të shihet dhe të perceptohet si më i drejtë nga shoqëria.
Burimi: Omni/TT
Link: https://tt.omni.se/gangbrott-ska-ge-dubbla-straff-infors-i-ar/a/2pdX6r
Written by: admin