Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në qytetin suedez Gävle, ku gjashtë persona janë plagosur pas një të shtënë me armë zjarri në qendër të qytetit. Ngjarja ndodhi pak para orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës.
Sipas policisë suedeze, një djalë më i vogël se 15 vjeç është i dyshuar për ngjarjen dhe do të merret në pyetje gjatë ditës. Të plagosurit janë fëmijë dhe të rinj, por për momentin nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Policia thotë se motivi i të shtënave nuk është ende i njohur, dhe nuk dëshiron të komentojë nëse ngjarja mund të ketë lidhje me banda kriminale.
“Ne po hetojmë në shumë drejtime, por nuk mund të flas për ndonjë teori konkrete. Fillimisht nuk dyshojmë se ka lidhje me terrorizëm,” tha zëdhënësi i policisë, Tobias Ahlén-Svalbro, për agjencinë TT.
Të shtënat ndodhën në një rrugë të njohur për lokalet e natës në lagjen Söder. Sipas dëshmitarëve, tre nga personat e plagosur janë strehuar në një restorant aty pranë menjëherë pas ngjarjes.
Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për të mbledhur prova e për të marrë në pyetje dëshmitarët. Hetimet vazhdojnë.
Written by: admin