Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjatë natës së sotme, akrepat e orës kalojnë në orën verore. Në orën 02:00, koha shkon direkt në 03:00. Kjo do të thotë se njerëzit që kanë angazhime të dielën do të kenë një orë më pak gjumë.
Agjencia TT ka biseduar me studiuesin e gjumit, John Axelsson nga Universiteti i Stokholmit, i cili hedh poshtë disa nga mitet më të përhapura për këtë ndryshim të orës. Prej kohësh është thënë se numri i rasteve të sulmit në zemër rritet në ditët e para pas kalimit në orën verore.
Sipas Axelsson, një studim i madh i fundit ka treguar se kjo nuk është e vërtetë.
Një tjetër besim i përhapur është se është e vështirë të rikuperohet gjumi i humbur. Por edhe kjo nuk qëndron plotësisht.
Axelsson shpjegon se jo të gjithë, por pothuajse shumica e njerëzve arrijnë ta kompensojnë shpejt gjumin e humbur. Ai thekson se gjumi është shumë dinamik dhe biologjikisht i fortë, prandaj shumica e njerëzve e rikuperojnë atë brenda një nate.
Burimi:Omni/TT
Link: https://tt.omni.se/somnforskaren-sant-eller-falskt-om-sommartid/a/ArrXv
Written by: admin