Lajme

Gjithnjë e më shumë fëmijë preken nga dëbimet në Suedi

todaySeptember 8, 2025 151

Background
share close

Numri i dëbimeve në Suedi është rritur ndjeshëm dhe kjo ka goditur edhe fëmijët. Vetëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti, janë dëbuar 1 845 familje, që është 17% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 47% më shumë krahasuar me vitin 2022.

Sipas të dhënave, nga këto dëbime janë prekur 422 fëmijë, pra 80 fëmijë më shumë se një vit më parë. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia suedeze e lajmeve TT.

Zyrtari i Zyrës së Përmbarimit, Davor Vuleta, tha:

“Ne e shohim me shumë shqetësim këtë zhvillim.”

Sipas Zyrës së Përmbarimit (Kronofogden), situata lidhet me inflacionin e lartë, rritjen e interesave bankare dhe kostot e jetesës që janë rritur ndjeshëm.

Edhe pse që nga viti 2008 Suedia ka shpallur një nollvizion për të mos pasur asnjë dëbim fëmijësh, dhe është forcuar puna parandaluese, ky synim duket se po largohet gjithnjë e më shumë.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%