Lajme

Gjithnjë e më shumë gra lënë bizhuteritë në peng për të paguar faturat

todayJuly 19, 2025 32

Background
share close

Gjithnjë e më shumë njerëz po drejtohen te bankat e pengjeve për të marrë para me kolateral. Sipas Sefina, një nga bankat më të mëdha që mban sende peng në Suedi, numri i klientëve është rritur me 13% krahasuar me vitin e kaluar.

Shumica e atyre që lënë ar dhe bizhuteri në peng janë gra të moshës 25 deri në 45 vjeç. Arsyeja kryesore është përballimi i shpenzimeve të përditshme, si faturat apo ndonjë shpenzim i papritur.

“Shumë familje kanë më shumë shpenzime gjatë verës, sidomos kur duan të kalojnë pushime apo të bëjnë aktivitete argëtuese me fëmijët”, thotë Niklas Bergving, drejtues rajonal i Sefina-s.

Pantorja bëhet një zgjidhje e shpejtë për ata që kanë nevojë për para, por nuk duan të marrin kredi në bankë.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%