Lajme

Gjithnjë e më shumë suedezë sëmuren nga puna. Stresi shkaku kryesor.

todayJune 11, 2025 28

Background
share close

Shumë punonjës në Suedi po sëmuren për shkak të kushteve në vendin e punës. Sipas një raporti të ri nga Arbetsmiljöverket (Inspektorati i Punës), ankesat për sëmundje të shkaktuara nga puna u rritën me 13% gjatë vitit 2024 krahasuar me vitin 2023.

Shumica e rasteve kanë të bëjnë me stres dhe ngarkesë të madhe në punë. Problemi është më i madh në sektorin e shëndetësisë, shkollave dhe përkujdesjes sociale.

Lars Lööw, drejtor i përgjithshëm i Arbetsmiljöverket, thotë se kjo situatë është shumë shqetësuese.

“Kjo rritje është e papranueshme. Duhet të gjejmë mënyra për të zgjidhur problemet që e shkaktojnë këtë”, tha ai për radion Ekot.

Burimi: Arbetsmiljöverket / Ekot

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%