Lajme

Gjobë 500 krona dhe rrezik për kontroll të dështuar në Besikt. Objekti që duhet të jetë gjithmonë në makinë

todayMay 9, 2026 528

Background
share close

Mijëra shoferë në Suedi po bëjnë një gabim të thjeshtë, por që mund t’u kushtojë shtrenjtë. Shumë prej tyre nuk e dinë se sipas ligjit suedez çdo makinë duhet të ketë gjithmonë një trekëndësh paralajmërues brenda automjetit.

Nëse mungon trekëndëshi paralajmërues, shoferi rrezikon gjobë prej 500 kronash suedeze. Përveç gjobës, makina mund të marrë edhe vërejtje gjatë kontrollit teknik dhe në raste të caktuara madje të mos e kalojë kontrollin.

“Shumë njerëz në fakt nuk e dinë këtë rregull”, thotë polici i trafikut Joakim Abrahamsson.

Sipas kompanisë së kontrollit teknik Dekra, vetëm gjatë gjashtë muajve të fundit janë zbuluar rreth 3700 automjete që nuk kishin trekëndësh paralajmërues gjatë kontrollit teknik.

DEKRA Automotive ka kryer 306 674 kontrolle gjatë gjashtë muajve të fundit dhe rreth 1,2% e automjeteve morën vërejtje për mungesë të trekëndëshit paralajmërues, thotë Robert Johansson nga Dekra.

Numri real në të gjithë Suedinë është shumë më i madh. Çdo vit në stacionet suedeze kryhen rreth 6,5 milionë kontrolle teknike. Kjo do të thotë se afërsisht 80 mijë shoferë marrin vërejtje sepse nuk kanë trekëndësh paralajmërues në makinë.

Robert Johansson shpjegon se mungesa e trekëndëshit jep një vërejtje të nivelit të dytë gjatë kontrollit teknik. Nëse i njëjti problem vazhdon edhe në kontrollin tjetër vjetor, atëherë automjeti mund të marrë një vlerësim më serioz.

Sipas rregullave të trafikut në Suedi, trekëndëshi paralajmërues duhet të jetë gjithmonë në makinë. Në rast aksidenti ose prishjeje të automjetit, ai duhet të vendoset menjëherë në rrugë për të paralajmëruar shoferët e tjerë.

“Është e vështirë të dihet sa kohë ka qëndruar një makinë e ndaluar, sepse ligji nuk përmend minuta të sakta. Por nëse shoh një makinë të ndalur në autostradë dhe nuk ka trekëndësh paralajmërues të vendosur, atëherë kuptohet se ka problem”, thotë Joakim Abrahamsson.

Policia thotë se problemi haset më shpesh tek makinat e vjetra. Në shumicën e makinave të reja trekëndëshi paralajmërues vjen bashkë me automjetin, por në makinat më të vjetra ai shpesh mungon ose është dëmtuar.

“Shumica e shoferëve e kanë trekëndëshin me vete. Por tek makinat e vjetra ndodh që të jetë prishur ose të mos jetë më në makinë”, thotë Abrahamsson.

Nëse policia ndalon një shofer pa trekëndësh paralajmërues, pasojat nuk janë vetëm financiare. Policia e trafikut ka të drejtë të kryejë kontroll teknik direkt në anë të rrugës dhe automjeti mund të konsiderohet i papërshtatshëm për qarkullim.

Nga shumë rajone të Suedisë policia raporton se shumë shoferë janë të pavetëdijshëm për këtë kërkesë ligjore.

Kur njerëzit marrin gjobë për shpejtësi zakonisht nuk habiten. Por kur marrin 500 korona gjobë sepse nuk kanë trekëndësh paralajmërues, shumë thonë: “Nuk e dija këtë”, thotë Richard Nilsson, polic trafiku dhe koordinator operativ në rajonin perëndimor të policisë suedeze për revistën Vi Bilägare.

Burimi: Carup

Link:https://carup.se/boter-och-underkant-maste-alltid-ligga-i-bilen/#google_vignette

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%