Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
Skandialbradio Skandi Alb Radio
Gjysma e pronarëve të banesave në Suedi janë të shqetësuar se normat e interesit të kredive për banesa mund të rriten dhe se si kjo do të ndikojë në ekonominë e tyre familjare. Këto të dhëna dalin nga një anketim i realizuar nga banka SBAB.
Sipas anketimit, tre në katër persona që kanë marrë pjesë në të besojnë se normat e interesit do të jenë më të larta pas një viti.
Edhe Banka Qendrore e Suedisë (Riksbank) ka të njëjtin vlerësim. Ajo ka sinjalizuar më herët se planifikon ta rrisë normën bazë të interesit të paktën edhe një herë, deri në 2,25%.
Linda Hasselvik, ekonomiste e SBAB-së për financat personale dhe çështjet e banimit, thotë se shqetësimi i qytetarëve lidhet edhe me faktin se ata po e ndjekin nga afër zhvillimin e normave të interesit.
“Shumë njerëz ndoshta po e ndjekin zhvillimin e situatës dhe për këtë arsye kanë një ide mjaft realiste se çfarë mund të ndodhë me normat e interesit”, shprehet Hasselvik.
Anketimi tregon se pritshmëritë për rritjen e interesave mbeten të larta, ndërsa shumë pronarë banesash shqetësohen për pasojat që kjo mund të ketë në buxhetin e tyre familjar.
Burini: SBAB
Link: https://www.sbab.se/1/om_sbab/press/arkiv_publicering/pressmeddelande/2026-11-26_hushallen_tror_pa_hogre_rantor_-_men_ingen_ny_rantechock.html
Written by: admin