Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Meteorologët parashikojnë që deri në 20 centimetra borë do të bjerë gjatë ditës së premte në Göteborg. Për t’u përballur me këtë situatë, komuna e Göteborg ka vendosur në gatishmëri të gjitha 350 makinat e pastrimit të borës. Ato do të pastrojnë rrugët, trotuaret dhe rrugët për biçikleta.
Në faqen e saj zyrtare në Facebook, komuna u bën thirrje banorëve të lënë makinat e tyre të parkuara për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve emergjente dhe makinerive pastruese.
Shërbimi Suedez i Meteorologjisë (SMHI) ka lëshuar një paralajmërim të verdhë për borë për zonën e Göteborg-ut, në fuqi nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes.
Komuna apelon që qytetarët të tregojnë kujdes dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre për të shmangur pengesat dhe rreziqet gjatë stuhiës.
Burimi: Aftonbladet
Written by: admin