Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Gratë në Suedi ndihen më pak të sigurta psikologjikisht në vendet e tyre të punës se burrat. Këtë e tregon një studim i gjerë, sipas gazetës DN.
Sipas studimit, 13% e grave në Suedi thonë se nuk ndihen të lira të shprehin mendimet e tyre në punë. Ato gjithashtu nuk ndihen të sigurta për të treguar kur kanë bërë gabime.
Ky ndryshim mes grave dhe burrave është vërejtur në të gjitha sektorët e punës. Pra, gratë ndihen më pak të sigurta në punë pavarësisht se në cilën fushë punojnë.
Sofie Johansson, eksperte për anketat e punonjësve në kompaninë e analizave Brilliant Future, thotë se përgjegjësia nuk duhet t’u lihet vetë grave.
Sipas saj, problemet shpesh lidhen me menaxhimin e dobët dhe mënyrën se si drejtohet vendi i punës.
“Nuk mund t’u thuash grave: ‘Duhet të merrni më shumë hapësirë dhe të shpreheni më shumë’. Këto janë sfida që lidhen me organizatën”, thotë Sofie Johansson.
Ajo thekson se për të përmirësuar situatën duhet të punohet me mënyrën se si funksionon dhe drejtohet organizata, në vend që përgjegjësia t’u lihet vetëm punonjësve.
Burimi: DN
Link:https://www.dn.se/ekonomi/kvinnor-kanner-sig-mer-otrygga-pa-jobbet/
Written by: admin