Lajme

Gratë shtatzënat mund të marrin deri në 938 korona në ditë, çdo ditë të javës.

todayApril 30, 2025 133

Background
share close

Gratë shtatzëna në Suedi që kanë punë të lodhshme fizikisht ose punojnë në një ambient të pasigurt, mund të kenë të drejtë për ndihmë ekonomike nga shteti. Kjo ndihmë quhet graviditetspenning (pagesë për shtatzani) dhe mund të arrijë deri në 938 korona në ditë, për çdo ditë të javës, edhe në fundjavë.

Kush ka të drejtë?

Sipas Försäkringskassan, kjo pagesë jepet nëse:

  • je shtatzënë dhe nuk mund të vazhdosh punën për shkak të lodhjes fizike ose rreziqeve në vendin e punës,
  • punëdhënësi nuk mund të të caktojë në një punë më të lehtë,
  • dhe ke të ardhura që të japin të drejtë për përfitime (të quajtura SGI).

Kur mund të fillosh ta marrësh?

Nëse plotëson kushtet, mund të marrësh pagesën që nga dita e 60-të para datës së pritshme të lindjes dhe më së shumti deri në ditën e 11-të para lindjes. Pas kësaj, mund të kërkosh lejen dhe pagesën e zakonshme për lindje.

Sa mund të përfitosh?

Shuma që përfiton varet nga paga jote. Në maksimum, mund të marrësh 938 korona në ditë, që është rreth 80% e të ardhurave. Kjo shumë jepet për çdo ditë edhe ditët që nuk do të kishe punuar zakonisht.

Ky përfitim është një ndihmë për gratë që nuk mund të vazhdojnë punën gjatë shtatzënisë dhe nuk kanë mundësi të sistemohen në një vend më të sigurt pune.

Burimi: https://nyheter24.se/nyheter/ekonomi/privatekonomi/1393843-de-kan-fa-938-kronor-i-ersattning-varje-dag

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%