Lajme

Gruaja pagoi 24 mijë korona për patentë false, thotë se nuk e kuptoi.

todaySeptember 18, 2025 75

Background
share close

Një grua rreth të 50-ave është dënuar pasi u kap duke përdorur një patentë false.

Fillimisht, gruaja kishte një patentë të lëshuar në një shtet tjetër europian. Me atë patentë ajo mundi të ngiste makinë në Suedi për një vit. Pas kësaj, ajo u përpoq të bënte provimin në një shkollë drejtimi suedeze për të marrë patentën suedeze të detyrueshme. Por aty nuk ia doli dhe dështoi.

Një e njohur i tregoi më pas për një person që mund të siguronte një patentë të re, gjithashtu europiane. Gruaja pranoi dhe pagoi 24 000 korona për dokumentin, pa bërë asnjë provim teorik dhe pa marrë asnjë orë mësimi.

Por në janar 2024, gjatë një kontrolli policor në komunën Falkenberg, u zbulua se patenta ishte e falsifikuar.

Gruaja mohon se ka kryer ndonjë krim dhe pretendon se nuk e kishte kuptuar që patenta ishte false.

Tani, ajo është dënuar nga Gjykata e Qarkut të Varbergut për përdorim dokumenti të falsifikuar dhe drejtim pa leje. Dënimi është me kusht dhe gjobë ditore.

Burimi: SVT

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%