Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Në komunën e Lidingö-s është zbuluar një grup i fshehtë drejtues që merr vendime për projektet e ndërtimit, duke anashkaluar këshillin bashkiak, opozitën dhe komisionet përkatëse. Hetimi i gazetës suedeze Dagens ETC tregon se ky grup funksionon pa asnjë lloj transparence.
Grupi, i quajtur “styrgrupp”, përfshin si politikanë nga komiteti ekzekutiv i komunës, ashtu edhe zyrtarë të lartë. Mbledhjet mbahen pas dyerve të mbyllura dhe nuk mbahet procesverbal. Një ish-anëtare e grupit, politikania liberale Suzanne Liljegren, tregon se zyrtarët kërkonin që politikanët të merrnin vendime për projektet ndërtimore.
“Pas një kohe e kuptova se ne në fakt po merrnim vendime politike pa u dokumentuar siç duhet. Kur më pas çështjet kalonin në komision, ato paraqiteshin si propozime zyrtare nga administrata”, tha Liljegren, e cila ka qenë pjesë e komitetit ekzekutiv në mandatin e kaluar.
Kur këto propozime shkonin për vendim në komisionin e ndërtimit, anëtarët nuk ishin në dijeni se pas tyre qëndronin edhe politikanë.
Gazeta Dagens ETC kontaktoi disa prej politikanëve që aktualisht bëjnë pjesë në këtë grup të fshehtë, por asnjëri prej tyre nuk pranoi të komentojë.
Written by: admin