Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Një grup që e quan veten Pedo Hunting Sweden (PHS) po përhapet me shpejtësi në disa qytete të Suedisë, raporton TV4 Nyheterna.
Ashtu si faqja e njohur Dumpen, anëtarët e PHS shtiren si fëmijë në rrjetet sociale dhe përpiqen të tërheqin burra të rritur që kërkojnë kontakt seksual me ta. Por ndryshe nga Dumpen, ky grup përdor metoda më të dhunshme. Ata janë akuzuar për rrahje, poshtërim publik dhe madje edhe shantazh ndaj personave që bien në kurthin e tyre.
Grupi nuk ka një strukturë të qartë, por përshkruhet si i shpërndarë në disa rajone të vendit. Janë identifikuar disa degë aktive në Stokholm, Suedinë Perëndimore dhe Umeå, të cilat tashmë janë përfshirë në hetime policore. Megjithatë, postimet e tyre në rrjetet sociale tregojnë se PHS është shtrirë edhe në rajone të tjera të vendit.
Policia është e shqetësuar për këto raste.
“Ne kemi pasur raste ku persona janë joshur qëllimisht dhe më pas janë rrahur nga këto grupe, por deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për veprat,” tha Ola Severinsson, komisar policie në Växjö.
Written by: admin