Lajme

Hëna e kuqe shfaqet në Suedi të dielën në mbrëmje

todaySeptember 6, 2025 52

Background
share close

Të dielën në mbrëmje qytetarët e Suedisë do të kenë mundësinë të shohin një hënë të kuqe, një fenomen i quajtur “hënë e gjakosur”, shkruan TT. Ky fenomen ndodh rreth një herë në dy vjet kur hëna e plotë futet në hijen e tokës.

Hëna do të ngrihet mbi horizontin në lindje rreth orës 19:30. Në atë moment, eklipsi tashmë ka filluar dhe do të zgjasë rreth një orë e gjysmë, thotë Peter Linde, docent i astronomisë në Universitetin e Lundit.

Ndryshe nga eklipset e diellit, eklipset e hënës mund të shihen nga rreth gjysma e popullsisë së tokës. Megjithatë, moti mund të krijojë pengesa në Suedi, pasi pritet që të kalojnë re dhe ajri i lagësht mund të bëjë mbrëmjet dhe netët e mjegullta.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%