Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nuk pritet që Suedia të përfshihet nga një valë e re të nxehti, të paktën gjatë dhjetë ditëve të ardhshme. Sipas parashikimit afatgjatë të Institutit Suedez të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (SMHI), moti do të jetë më i ndryshueshëm. Lajmin e bën të ditur TT.
Meteorologu Johan Lundberg thotë se ditët e ardhshme mund të sjellin mot të ndryshueshëm, me temperatura që herë pas here mund të jenë të larta.
“Herë pas here mund të jetë ngrohtë”, thotë Lundberg.
Megjithatë, meteorologu thekson se muaji gusht sapo ka nisur dhe ka ende shumë ditë përpara. Kjo do të thotë se nuk është ende e pamundur që Suedia të përjetojë sërish temperatura shumë të larta dhe mot të nxehtë.
Pra, për ata që shpresojnë për një tjetër periudhë me shumë diell dhe temperatura të larta, vera nuk ka mbaruar ende.
Burimi: TT/Omni
Link: https://tt.omni.se/smhi-ingen-varmebolja-i-sikte/a/7pB963
Written by: admin