Lajme

Hetim: Rajoni e dinte për krizën e ambulancave

todayOctober 15, 2025 14

Background
share close

Një hetim i ri i pavarur ka zbuluar se drejtuesit e shëndetësisë në Rajonin e Stokholmit ishin në dijeni për gjendjen e rënduar në shërbimin e ambulancës disa ditë para se Vårdförbundet, sindikata e infermierëve, të ngrinte alarmin këtë verë. Këtë e raportoi gazeta suedeze Dagens Nyheter (DN).

Sipas hetimit, pacientët nuk pritën më gjatë se zakonisht për ambulancë. Arsyeja ishte përkushtimi i punonjësve të ambulancës, të cilët punuan një numër të madh orësh shtesë për të mbuluar mungesat. Vetëm gjatë korrikut, ata punuan mbi 7 000 orë jashtë orarit. Në qershor ishin mbi 6 000 orë, ndërsa në gusht rreth 5 700 orë.

Kriza lidhet me një ristrukturim të madh që ndodhi më 1 maj, kur drejtimi socialdemokrat në rajon mori shërbimin e ambulancës në administrim publik, përmes kompanisë rajonale Aisab. Nga kjo ndryshoi edhe mënyra e punës, pasi 470 punonjës kaluan nga kompani private te ndërmarrja publike.

Hetimi tregon se ndryshimet u bënë shumë shpejt, në një periudhë të ngarkuar si vera, dhe për këtë arsye sistemi i orareve të punës nuk arriti të përshtatej me kohë. Kjo shkaktoi probleme me stafin dhe planifikimin e turneve.

“Kritika ime më e madhe është se bashkimi i shërbimeve u bë shumë afër verës. Duhej të ishte pritur”, tha Ulf Lockwandt, hetuesi rajonal që drejtoi raportin.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%