Lajme

“Hiqi këmbët nga sedilja”. SL e tha gati 9 mijë herë në dy muaj

todayMay 28, 2025 54

Background
share close

Në vetëm dy muaj,  janar dhe shkurt të këtij viti punonjësit e sigurisë në transportin publik të Stokholmit (SL) u kanë kërkuar pasagjerëve thuajse 9 mijë herë të hiqnin këmbët nga sediljet.

Sipas radios P4 Stockholm, ky është një problem i zakonshëm në autobusët dhe trenat në qytet.

Zëdhënësja e SL-së, Sophie Gunnarsson, thotë se ky është një sjellje e papërshtatshme që përsëritet shpesh, dhe se ata po punojnë vazhdimisht për ta ndaluar.

“Ne përpiqemi ta bëjmë udhëtimin sa më të rehatshëm dhe të pastër për të gjithë”, tha ajo për radion.

SL u kujton udhëtarëve se sediljet janë për të ndenjur, jo për të vendosur këmbët.

Written by: admin

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%