Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
I ftohti ekstrem në veri të Suedisë po fillon të dobësohet. Gradualisht, temperaturat po rriten, raportojnë mediat lokale.
Sipas gazetës Norrländska Socialdemokraten, të hënën në qytetin e Luleås u shënuan 29 gradë nën zero. Sipas parashikimit të Institutit Meteorologjik Suedez (SMHI), të martën temperatura do të ngjitet në −23 gradë, ndërsa të mërkurën në −15 gradë.
Më vonë gjatë javës, temperaturat do të vazhdojnë të rriten dhe do t’i afrohen zeros. Gjatë fundjavës, në Luleå dhe Kiruna priten temperatura nga një deri në tre gradë nën zero.
Edhe në zonat malore të Norrlandit pritet mot më i butë, por nuk parashikohen temperatura mbi zero, shkruan gazeta Norran.
Ngrohja do të ndihet edhe në jug të Suedisë. Në Stokholm dhe Goteborg, temperaturat do të jenë rreth zeros në fund të javës, dhe ka mundësi që të shënohet edhe ndonjë gradë mbi zero.
Written by: admin