Lajme

I ftohti në Suedi pritet të zgjasë të paktën edhe një muaj

todayFebruary 15, 2026 106

Background
share close

Që nga fillimi i vitit, moti në Suedi ka qenë shumë i ftohtë. Sipas meteorologut Lasse Rydqvist nga Klart.se, temperaturat e ulëta do të vazhdojnë edhe pas javës së ardhshme.

Në një prononcim për gazetën Svenska Dagbladet (SvD), ai tha se ekziston mundësia që moti i ftohtë të vazhdojë edhe gjatë dy javëve të para të marsit.

Rydqvist thekson se parashikimet afatgjata janë të vështira për t’u bërë me saktësi. Megjithatë, ai nuk e përjashton që në jug të Suedisë temperaturat të mbeten nën nivelin normal për pothuajse edhe një muaj tjetër.

Meteorologu paralajmëron gjithashtu se para se të fillojë ngrohja e motit, ekziston mundësia që temperaturat të bien edhe më shumë.

Burimi: SVD

Link: https://www.svd.se/a/437Gv6/kylan-ligger-kvar-da-vantas-mildare-vader

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%