Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Këtë javë pritet një rikthim i të ftohtit në pjesën më të madhe të vendit, raporton gazeta Expressen. Temperaturat do të bien ndjeshëm dhe pritet mot i ftohtë pothuajse kudo.
Në veri të vendit, temperaturat mund të zbresin deri në minus 10 gradë gjatë ditës, ndërsa natën deri në minus 20 gradë. Edhe në Suedinë Qendrore priten disa gradë nën zero. Madje, edhe në zonat më jugore të vendit temperaturat pritet të bien nën zero.
I ftohti mund të sjellë probleme në trafik, veçanërisht në rrugë. Sipas meteorologes së SMHI-së, Linnea Rehn Wittskog, ekziston rreziku që bora e shkrirë të ngrijë sërish, duke bërë që rrugët të jenë të lagështa dhe të rrëshqitshme në shumë vende.
“Duhet të jemi të përgatitur për ngrirje të borës që është shkrirë dhe për rrugë të lagështa në shumë zona”, thotë ajo.
Megjithatë, sipas parashikimeve, nuk pritet të ketë reshje të reja bore, përveç rasteve të izoluara lokale.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të kushteve të vështira të motit.
Written by: admin