Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Nga janari hyjnë në fuqi kërkesa më të rrepta për sigurinë kibernetike si për sektorin privat, ashtu edhe për atë publik. Por industria paralajmëron se këto masa do të sjellin kosto më të larta për kompanitë, të cilat mund të përfundojnë te konsumatorët përmes çmimeve më të larta.
Sipas radios suedeze Ekot, kompanitë ushqimore rrezikojnë të përballen me shpenzime shtesë të mëdha.
“Në rastin tonë kjo do të thotë që ushqimi do të duhet të bëhet më i shtrenjtë, sepse dikush duhet ta paguajë këtë kosto”, thotë Patrik Strömer, ekspert i politikave ekonomike në organizatën Livsmedelsföretagen (Shoqata e Kompanive Ushqimore).
Brenda industrisë vlerësohet se administrata e shtuar dhe kërkesat e reja të sigurisë mund t’i kushtojnë të gjithë biznesit shuma që arrijnë në disa miliardë.
Johan Turell nga Agjencia Suedeze për Mbrojtjen Civile (MSB) pranon se zbatimi i rregullave të reja mund të kërkojë shumë burime, veçanërisht për ato që nuk kanë punuar më parë në mënyrë sistematike me sigurinë kibernetike. Megjithatë, ai thekson se autoritetet do të përpiqen të gjejnë një balancë mes rritjes së sigurisë dhe mbajtjes së kostove sa më të ulëta.
Written by: admin