Lajme

Industria suedeze në rritje, niveli më i lartë në katër vitet e fundit.

todayMarch 2, 2026 28

Background
share close

Industria në Suedi po vazhdon të rritet me ritëm të mëdha. Këtë e tregojnë shifrat më të fundit të publikuara nga Swedbank dhe Silf.

Sipas raportit, Indeksi i Menaxherëve të Blerjeve (PMI) për industrinë u rrit në 56,1 në muajin shkurt, nga 55,9 që ishte në janar. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në katër vitet e fundit.

Sipas Jörgen Kennemar, i cili është përgjegjës për analizën në Swedbank, kjo rritje lidhet me zhvillimin e tregtisë botërore.

” Kjo përputhet mirë me rritjen e tregtisë globale, e cila ka treguar një zhvillim më të qëndrueshëm nga sa pritej. Megjithatë, forcimi i kronës suedeze në të ardhmen mund të bëhet një sfidë për industrinë suedeze të eksportit”, tha ai.

Rritja e fundit është nxitur kryesisht nga rritja e prodhimit dhe punësimit. Nga ana tjetër, blerjet për magazina dhe vonesat në dorëzime kanë ndikuar negativisht dhe e kanë frenuar disi zhvillimin.

Burimi: MFN

Link: https://mfn.se/cis/a/swedbank/swedbank-pmi-steg-till-56-1-i-februari-konjunkturen-starks-i-industrin-be74f54f

 

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%