Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Inflacioni në Suedi është rishikuar paksa në ulje dhe në gusht arriti në 3,2%, krahasuar me shifrën paraprake prej 3,3%. Këtë e tregon statistika më e fundit nga Instituti Suedez i Statistikave (SCB).
Një lajm i mirë për konsumatorët është se çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike ranë me 0,7% krahasuar me korrikun. Kjo është herë e parë që prej fillimit të vitit që shënohet një ulje e tillë.
Produktet që u bën me të lira janë: kafeja, çaji, kakaoja, frutat, buka dhe drithërat, me një rënie mes 1,3 deri në 2%.
Megjithatë, jo të gjitha çmimet kanë shkuar në ulje. Energjia elektrike është rritur ndjeshëm, plot 8,1%, një rritje më e madhe se zakonisht.
Nëse përjashtohen çmimet e energjisë, inflacioni sipas treguesit KPIF ishte 2,9% në gusht, shifër që përputhet me llogaritjet paraprake të SCB-së.
Written by: admin