Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
skandialbradio Skandi Alb Radio
Inflacioni në Suedi pritet të ketë arritur 2,7% në shkurt, i nxitur kryesisht nga çmimet më të larta të energjisë elektrike dhe ushqimeve. Pavarësisht kësaj rritjeje, ekspertët e tregut besojnë se Banka Qendrore e Suedisë (Riksbanken) do të ulë normën e interesit më vonë këtë vit, raporton TT.
Parashikime për ulje të normës së interesit
Sipas analizave, norma e interesit mund të ulet me 0,25%, duke arritur në 2% midis majit dhe gushtit.
Olle Holmgren, shef i strategjisë në SEB, beson se ulja mund të ndodhë më shpejt se sa pritej.
– Kjo rritje e inflacionit duket e përkohshme, dhe ka ende pasiguri për rimëkëmbjen e ekonomisë suedeze, thotë ai për TT.
Ekspertët e financave do të ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa vendimi i Riksbanken pritet të ndikojë si te kreditë, ashtu edhe te konsumatorët në Suedi.
Written by: admin
Post comments (0)