Lajme

Inflacioni në Suedi bie në mars: ulet ndikimi i energjisë elektrike dhe ushqimeve

todayApril 14, 2026 60

Background
share close

Inflacioni në Suedi ka shënuar rënie gjatë muajit mars. Sipas të dhënave përfundimtare nga SCB, inflacioni i matur me KPIF zbriti në 1,6%, duke përputhur vlerësimin paraprak.

Edhe pse çmimet e karburanteve u rritën ndjeshëm gjatë marsit duke shënuar rritjen më të madhe që nga vitet ’90  kjo rritje u balancua nga një ulje e fortë e çmimeve të energjisë elektrike. Kështu u shpreh Mikael Nordin, statistikant i çmimeve në SCB.

Një ndikim tjetër në uljen e inflacionit patën edhe ushqimet. Çmimet e tyre ranë krahasuar me muajin shkurt, kryesisht për shkak të uljes së çmimeve të produkteve të qumështit.

Në tërësi, inflacioni rezultoi më i ulët se sa pritej. Analistët kishin parashikuar një nivel prej 2,2% përpara publikimit të shifrave paraprake në fillim të prillit, por rezultati përfundimtar ishte dukshëm më i ulët.

Burimi: SCB

Link: https://www.scb.se

https://www.scb.se/hitta-statistik/statistik-efter-amne/priser-och-ekonomiska-tendenser/priser/konsumentprisindex-kpi/pong/statistiknyhet/snabb-kpi-mars-2026/

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%