Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Inflacioni në Suedi nuk ka ndryshuar në tetor dhe qëndron në 3,1%, njësoj si në shtator, sipas të dhënave paraprake nga Enti Suedez i Statistikave (SCB).
Kjo shifër doli më e lartë se sa kishin parashikuar ekspertët e Infront, të cilët prisnin një rritje prej 2,9%.
Edhe inflacioni bazë i matur sipas KPIF pa energjinë u rrit lehtë në 2,8% nga 2,7% që ishte në shtator. Edhe kjo shifër ishte më e lartë se parashikimet.
Të dhënat përfundimtare dhe më të detajuara do të publikohen më 13 nëntor, ka njoftuar SCB.
Inflacioni në Suedi (sipas KPIF)
2025
2024
Shënim: KPIF është treguesi që përdoret nga Banka Qendrore e Suedisë (Riksbanken) për të matur inflacionin. Ndryshe nga KPI, ky tregues mban të pandryshuara interesat e kredive të banesave, që do të thotë se mat ndryshimin e çmimeve pa ndikuar nga ndryshimet në normat e interesit.
Written by: admin