Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Shumica e fëmijëve në Suedi që janë mbi gjashtë vjeç marrin para xhepi çdo javë ose çdo muaj. Por një sondazh nga Länsförsäkringar dhe Verian, i cituar nga agjencia TT, tregon se 60% e prindërve nuk e kanë rritur shumën për të përballuar rritjen e çmimeve.
Sipas sondazhit, fëmijët dhe të rinjtë marrin mesatarisht 495 korona në muaj. Fëmijët e vegjël, nga 6 deri në 8 vjeç, marrin rreth 192 korona, ndërsa ata më të mëdhenj, nga 16 deri në 18 vjeç, marrin 827 korona në muaj.
Prindërit tregojnë se fëmijët shpenzojnë më shumë për ëmbëlsira, ushqime fast food dhe produkte të tjera ushqimore.
Vetëm 3% e prindërve thonë se ua kanë rritur plotësisht paratë e xhepit fëmijëve për të kompensuar inflacionin.
Written by: admin