Rreth Nesh
Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.
Listeners:
Top listeners:
play_arrow
skandialbradio Skandi Alb Radio
Para fillimit të sezonit të kërpudhave në vjeshtë, autoritetet suedeze po ofrojnë broshura në 34 gjuhë të ndryshme dhe kanë nisur fushata informuese për kërpudhat e ngrënshme dhe ato të pangrënshme, raporton TV4 Nyheterna.
Peter Hultén, ekspert për kërpudhat në Qendrën e Informacionit për Helmimet, thotë:
“Në vitet e fundit kemi parë që mjaft njerëz me origjinë të huaj janë helmuar nga kërpudhat.”
Së fundmi, tetë turistë të huaj në Kiruna dyshohet se u sëmurën nga helmim i kërpudhave. Ngjarja ishte kaq serioze sa spitali i zonës kaloi në gjendje gatishmërie të lartë.
Autoritetet këshillojnë se, për këdo që nuk është i sigurt për llojin e kërpudhave, është mirë të kontaktohet një konsulent për kërpudhat ose të ndjekë kurse për mbledhjen e kërpudhave para se të nisë grumbullimin.
Written by: admin