Lajme

Ish-lideri i KD-së kërkon ndalimin e dëbimeve të adoleshentëve

todayFebruary 17, 2026 23

Background
share close

Ish-kryetari i partisë KD, Alf Svensson, ka shprehur zhgënjimin e tij për dëbimet e adoleshentëve nga Suedia dhe i ka bërë thirrje qeverisë që t’i ndalojë ato. Për këtë ka raportuar TV4.

“Nuk mund ta kuptoj se si miratohet një ligj i tillë”, është shprehur ai.

Ndërkohë, komisioni parlamentar për çështjet sociale pritet që gjatë paradites të votojë për një nismë që synon ndalimin e këtyre dëbimeve. Pas kësaj nisme qëndrojnë Vänsterpartiet (V),Miljöpartiet (MP) dhe Centerpartiet (C).

Socialdemokraterna (S) ka kërkuar më herët që qeveria të ndalojë dëbimet, por ka bërë të ditur se nuk do të votojë së bashku me pjesën tjetër të opozitës.

Burimi: TV4

Link: https://www.tv4.se/artikel/2k9FY3H5q30qnxsIR2mIY7/tidigare-kd-ledaren-om-tonarsutvisningarna-en-skam

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%