Lajme

Ja sa gjoba parkimi mund të marrë një makinë

todaySeptember 6, 2025 139

Background
share close

Marrja e disa gjobave për të njëjtën makinë është e mundur, ekziston një kufi se sa shumë mund të vendosen.

“Ka ndodhur shumë në lidhje me ligjin për zhvendosjen e automjeteve, dhe tani është bërë më e lehtë”, thotë Louise Bill, drejtuese e Svepark, shoqata e kompanive të parkimit.

Gjobat e parkimit, një frikë e përhapur

Shumë shoferë shqetësohen për surpriza të pakëndshme kur parkojnë, pasi numri i gjobave dhe tarifave të kontrollit është gjithmonë në rritje. Edhe kostot për parkim të gabuar janë bërë më të larta.

Të marrësh disa gjoba është një makth për shumicën, sepse mund të bëhet shumë e shtrenjtë. Sipas ligjit, kompanitë e parkimit mund të vendosin disa gjoba, por dy kushte duhet të përmbushen:

“Duhet të kenë kaluar të paktën gjashtë orë dhe të ketë filluar një ditë e re kalendarike. Atëherë polici i parkimit mund të vendosë një gjobë të re ose një tarifë kontrolli”, shpjegon Bill.

Zhvendosja e makinave të parkuara gabimisht

Një makinë e parkuar keq mund të zhvendoset me forcë. Dikur kjo ishte e vështirë, por tani është bërë më e thjeshtë.

“Është e mundur të zhvendosen edhe makinat e parkuara gabimisht në tokë private, nëse pronari ka borxhe të lidhura me automjetin. Natyrisht, me kusht që ato të jenë parkuar gabimisht”, shton Bill.

Kufiri i gjobave

Ekziston një kufi i qartë:

“Maksimumi që mund të vendosen janë pesë gjoba (“lapa”) në xhamin e makinës. Pas kësaj duhen marrë masa të tjera. Përgjegjësi për gjobat (Polici) të parkimit nuk mund të bëjë më shumë, por mund t’i njoftojë komunës që makina duhet të zhvendoset. Vendimin e merr një zyrtar komunal”, shpjegon ajo.

Megjithatë, nuk është e nevojshme të pritet deri sa të vendosen pesë gjoba. Vendimi për zhvendosjen e makinës mund të merret edhe më herët. Çdo komunë ka rregullat e veta, “kanë të drejtë ta bëjnë, por nuk janë të detyruara”.

Kur përfshihet policia

Nëse një makinë është parkuar në mënyrë të rrezikshme, duhet thirrur policia.

“Policia mund të marrë vendim të shpejtë për zhvendosjen e makinës për të mirën publike. Ajo ka më shumë arsye ligjore për ta bërë këtë se sa komuna”, shton Bill.

Shpesh, makina të braktisura qëndrojnë për një kohë të gjatë me gjoba të verdha në xham.

“Duhet të kemi parasysh se makina nuk largohet vetë vetëm pse i vendosen gjoba. Por sot komunat kanë më shumë mundësi. Nëse makina është parkuar gabimisht dhe ka borxhe mbi 5 000 korona, ajo mund të konfiskohet”, përfundon Louise Bill.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%