Lajme

Johan Forssell: Rreth 185 mijë persona jetojnë pa leje në Suedi

todaySeptember 3, 2025 232

Background
share close

Ministri suedez Johan Forssell ka deklaruar se mes 110 mijë dhe 185 mijë njerëzve sot jetojnë në Suedi pa leje qëndrimi.

Sipas tij, është e rëndësishme që shteti të dijë se kush gjendet brenda kufijve të vendit. Ai paralajmëron se njerëzit që jetojnë në të ashtuquajturin “shoqëri hije” shpesh përballen me rreziqe, mund të keqpërdoren nga punëdhënës të pandershëm dhe, mes tyre, mund të fshihen edhe persona që përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare.

Forssell thekson se ata që kanë marrë refuzim për leje qëndrimi ose vendim dëbimi duhet të largohen nga Suedia. Sipas tij, kjo është baza e një sistemi të rregulluar emigracioni dhe vendimtare që qytetarët suedezë të kenë besim tek politika e emigracionit.

Ministri gjithashtu kritikoi se puna për këtë çështje ka qenë e lënë pas dore për shumë kohë. Ai tha se, në një intervistë për radion suedeze, ka treguar disa nga masat që qeveria po ndërmerr për të përmirësuar kthimin e personave pa leje dhe për të luftuar shoqërinë hije.

Written by: admin

Rate it

Rreth Nesh

Scandinavian-Albania-Radio është radio më e re në hapsirën mediatike Skandinave dhe konkretisht në Suedi me vendndodhje në adresën: Industrigatan 44a 57138 Nassjo.

contact us

Shkarko APP

0%